Pica napolitane rrezikon njohjen nga UNESCO për shkak të…

Njohja nga UNESCO e picës si trashëgimi e njerëzimit është në rrezik për shkak të përdorimit të furrës elektrike, është alarmi i ngritur nga shoqata ”Pizzaiuoli” në Napoli, e kryesuar nga Sergio Miccù.

”Arti i picës napolitane është përdorimi i furrës së drurit për gatimin e picave. Tradita jonë nuk mund të përkulet ndaj zgjedhjeve ekonomike”, theksoi Miccu.

Advertisement

”Me përdorimin e furrës elektrike kjo njohje rrezikohet”, thotë Miccù për të cilin pica duhet të gatuhet në një furrë druri.

”Ne nuk do të heqim dorë ajo që e dallon artin tonë nga ai i ndonjë picajoli në vende të tjera. Furra elektrike sigurisht që mund të përdoret për gatimin e picave ku nuk është parashikuar mundësia e përdorimit të një furre druri, por që pica e gatuar në furrën elektrike mund të quhet pica e vërtetë napolitane është diçka që përmbys disiplinën dhe njohjen nga UNESCO”, shtoi ai.

”Shoqata jonë gjithmonë do të luftojë për mbrojtjen e picave napolitane sipas traditës, mësimdhënies si si të bëhet pica më e shijshme për t’ua kaluar atë brezave’’, theksoi ai.

Burimi: ATA