Duket se kjo verë do jetë e Luana Vjollcës!
Deri më tani, moderatorja na ka sjellë dy bashkëpunime vërtetë ritmike për sezonin veror, “Sonte” me Ramadan Krasniqin dhe remake-un e “Moj bjondinë me sytë e zi” me grupin TNT dhe pritet të vijë në një bashkëpunim me këngëtarin Shpat Kasapi.
Por, surprizat nuk kanë të mbaruar nga Luana.
Sipas burimeve të “Gazeta Express” Luana do vijë në një bashkëpunim me këngëtarin me famë ndërkombëtare Faydee. “Express” ka siguruar edhe një foto të dy këngëtarëve së bashku, të cilët janë në përfundim të xhirimeve të klipit.
Faydee së fundmi ka publikuar dhe një foto nga Prishtina ku ka shkruar: “Mirëmëngjesi” në shqip.
Ne jemi në pritje të këngës së tyre!
/News31.al/