Pak orë më parë u publikua një video shqetësuese e një të riu që masakronte qenin e tij me sëpatë. Dy shokë të tij filmonin gjithçka dhe imazhet e postuara ngritën shqetësime në publik. Shumica kërkonin raportimin e autorit tek forcat policore dhe kapjen e tij.
Shumë personazhe publike kanë reaguar për këto pamje të cilat janë të rënda, duke kërkuar që autori i ngjarjes të kapet dhe të dalë përpara drejtësisë.
Mesa duket zhurma nuk ka qenë e kot, sepse sot policia shoqëroi në rajon 14-vjeçarin nga fshati Kozarë i Kuçovës. Gjithashtu, janë kapur edhe dy shokët e tij që filmuan skenën. Policia do të vlerësojë situatën dhe do të ndërmarrë hapat e nevojshme, shkruan Lapsi.