Edhe pse e sëmurë, Këngëtarja Rita Ora nuk mund ta anullonte performancën e saj në një nga produksionet më të suksesshme në botë “The Ellen Show”.

Ajo ka performuar këngën e saj “Your Song” duke nxitur duartrokitje dhe brohoritje në studio, ashtu siç mund ta shikoni edhe ne videon më poshtë:

Rita ka qenë ëmbëlsira e show-t të djeshëm, ku pas performancës ajo ka vazhduar një intervistë me moderatoren e njohur Ellen Degeneris, ku ka folur për muzikën që po luan dhe ka marrë disa këshilla sesi do t’i duhet të prezantojë një nga eventet më të rëndësishme muzikore, MTV Music Awards. Dhe në fund, së bashku me Ritën, Ellen ka mbyllur programin e saj.

Advertisement