Përse qan Lindsay Lohan rrugëve të Milanos?! (FOTO)

Me sa duket Lindsay Lohan nuk qëndron dot larg dramave.

Aktorja Hollywood-jane është parë duke qarë rrugëve të Milanos së bashku me atë që thuhet se e ka të dashur, Mathia Milani.

Advertisement

28 vjecarja e ka patur të pamundur t’i frenojë lotët pas një asaj që dukej si një zënkë me biznesmenin.

Por ndërkohë përfaqësuesit e aktores kanë thënë se ajo vuan nga alergjitë dhe ky mund të ketë qënë shkaku i lotëve të saj.

Megjithatë nga lëvizjet e tyre dallohej qartazi se të dy ishin të nervozuar.

Më pas Lindsay ka gjetur ngushëllim tek një mik i cili kishte darkuar me ta.