Epike!
Supermodelja Bella Hadid ka shënuar një vit të suksesshëm në karrierën e saj, duke u renditur e 9-ta në 10-shen e modeleve më të paguara të vitit, listë kjo që u publikua nga revista “Forbes”.
Megjithatë, 21-vjeçarja ka vendosur të shkëputet nga puna e saj që së fundmi e ka dërguar atë në Itali për javën e modës së meshkujve në Milano, për të qëndruar në resortin Andalo të Adamello-Brenta. Atje Bella ka vendosur të praktikojë sportin e ski-ve dhe pamjet e shkëputura nga tentativat e saj janë vërtet për të qeshur.
Edhe vetë modelja ka qeshur me përpjekjet e saj të dështuara ndërkohë që momentet e rrëzimit nuk duhen humbur pa u parë. Pjesën më të madhe të kohës ajo e ka kaluar duke parë shoqërinë e saj teksa po bënin ski si profesionistë kurse Bella i ka argëtuar me rrëzimet e saj epike.
Të paktën është duke kaluar një kohë të mirë!