Një film horror për fëmijë?

Trailer-i i parë për “The House With A Clock On Its Walls” sapo është publikuar! Filmi bazohet në librin e fëmijëve të vitit 1973 me të njëjtin emër të shkruar nga John Bellairs.

Advertisement

“Shtëpia me një orë në muret e saj” ka të bëjë me një djalë me emrin Lewis (Owen Vaccaro), i cili shkon të jetojë me xhaxhain e tij (Jack Black) në një shtëpi magjike e misterioze. Lewis takon gjithashtu dhe fqinjen magjistare (Cate Blanchett), e cila duket mjaft e shqetësuar nga situata.

Edhe pse është një film për të gjitha moshat, regjisori Eli Roth (i “Hostel”, “Death Wish”), ka të ngjarë ta kthejë librin në një film horror të mirfilltë. “Ka një orë në mur”, thotë Black në trailer. “Ne nuk e dimë se çfarë bën, përveçse … diçka të tmerrshme”.

Filmi pritet të dalë në kinema më 21 shtator 2018.