Policia e Beratit ka vënë në pranga një 49-vjeçar nga Kuçova, i cili dyshohet se ka tentuar të trafikojë një 19 vjeçare për ta shfrytëzuar për prostitucion, ndërsa akuzohet ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një 13 vjeçare.
Policia njofton se në pranga është vënë shtetasi Aliosha Emini, 49 vjeç, banues në Kuçovë. Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi ka tentuar të trafikojë për ta shfrytëzuar për prostitucion shtetasen A.G. 19 vjeçe, si dhe dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me shtetasen B.G, 13 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Trafikim i të rriturve” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, parashikuar nga nenit 110/a e 100/2 të Kodit Penal.