Një aksident i rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në aksin rrugor Cërrik-Gramsh në fshatin Shtëpanjë, ku është përplasur me vdekje një kalimtare 65 vjeçare.

Sipas njoftimit të policisë A.Xhika, rreth 23 vjeç banues në fshatin Shtëpanjë duke drejtuar mjetin tip “Fiat” me targa AA 461 EN ka aksidentuar me pasojë vdekjen këmbësoren shtetasen F.Xh., 65 vjeçe banuese në fshatin Shtëpanjë.

Advertisement

Shërbimet e policisë ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.