Pak orë përpara performancës së saj, Dua Lipa është vlerësuar nga Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti me “Çelësin e qytetit”.
Ahmeti ka falenderuar Duan që po e vendos Prishtinën në hartën botërore me koncertet dhe me sukseset e saj si dhe për promovimin që i ka bërë kryeqytetit me Festivalin “Sunny Hill”.
Dua u shpreh e lumtur që performoi para adhuruesve të saj në Kosovë, për të cilët ndjehet mirënjohëse. Kryeqyteti i Kosovës dhuron për herë të parë “Çelësin e qytetit”.
“Ndihem shumë krenarë që mund të kontribojmë për ardhmërinë e rinisë, kulturës dhe arteve përmes @sunnyhillfoundation dhe @sunnyhillfestival dhe të kemi edhe shume sende të tjera për të cilat mburremi me vendin tonë ❤” – shkruan artistja krahas fotove të publikuar në Instagram.