Një person i armatosur ka qëlluar me armë zjarri në një supermarket në jug të Francës.

BBC raporton se dy persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga të shtënat me armë në jug të Francës.

Advertisement

Një operacion që përfshin policinë e shtetit po vazhdon në supermarketin Super U, ku të tjerë u plagosën.

Kryetari i Trèbes, Eric Menassi, tha për BFM TV se i armatosuri ishte vetëm në dyqan me një oficer policie, pasi u liruan pengjet e tjera.

I dyshuari thuhet se është i armatosur rëndë dhe kërkon lirimin e Salah Abdeslam, i dyshuari më i rëndësishëm i mbijetuar në sulmet e 13 nëntorit të vitit 2015 në Paris, i cili vrau 130 njerëz.

Raportet thonë se i dyshuari është i njohur për shërbimet franceze të inteligjencës.

Sipas televizionit “BFM TV” pengmarrësi kishte deklaruar mbështetjen e tij për Shtetin Islamik dhe se po merrte hak për Sirinë. Përpara se të futej në supermarket autori thirri “Allahu Akbar”.