Paul McCartney rikthehet me turneun “Got Back”, 14 koncerte në SHBA

Pas dokumentarit të fundit të Peter Jackson “The Beatles: Get Back”, Paul McCartney ka njoftuar atë që ai e quan turneun e tij “Got Back”, një shëtitje në 13 qytete, 14 koncerte nëpër SHBA që do të nisë pas dy muajsh, sipas yahoo.com.

“Turneun e fundit iu thashe se do të shiheshim herën tjetër. Ju thashë se do të kthehesha tek ju. Epo, u ktheva”, tha McCartney në një njoftim për turneun e pranverës.

Advertisement

Turneu do të zhvillohet në stadiume dhe arena. Ndër të parët është në datën 13 maji në stadiumin SoFi të Los Anxhelos, duke shënuar një rikthim mjaft të shpejtë pas turneut në 2019 në Stadiumin Dodger.

Një pjesë e vogël e shfaqjeve do të zhvillohen në qytetet ku McCartney nuk ka performuar kurrë më parë, duke filluar me natën e hapjes së turneut, i cili zhvillohet në Spokane Arena.

Turneu përfundon më 16 qershor në East Rutherford, Nju Jork, në stadiumin MetLife, ku McCartney performoi për herë të fundit në vitin 2016.

Turneu i tij “Got Back” përfundon pikërisht ditën e ditëlindjes së tij. Dy ditë pas datës përfundimtare të turneut, më 18 qershor, McCartney do të mbushë 80 vjeç.