Këngëtarja kolumbiane Shakira njoftohet se ka paguar autoritetet spanjolle gati 20 milionë euro, pasi u paralajmërua se mund të ndiqet penalisht duke rrezikuar deri në dy vite burg, pasi nuk kishte deklaruar të ardhurat e saj.

Këngëtarja ka dorëzuar shumën prej gjashtë shifrave për të zgjidhur një borxh tatimor të vitit 2011, pasi autoritetet spanjolle u kërkonin prokurorëve të shqyrtonin çështjet e saj financiare midis 2011 dhe 2014.

Atoritetet pretendojnë se Shakira mund të ketë shmangur pagesën e taksave.

Advertisement

Ndërsa sot gazeta “El Periodico” ka zbuluar se këngëtarja 41-vjeçare, Shakira, pagoi 15 milionë euro për vitin 2011 dhe pas kësaj ajo mund të paraqiste një ankesë kundër kërkesës së zyrës së taksave.

 Agjencia Tatimore e Spanjës argumentoi se këngëtarja e hitit “The Hips Don’t Lie”, jetonte në Spanjë gjatë asaj periudhe dhe për këtë arsye duhet të kishte paguar tatimin mbi të ardhurat e saj në mbarë botën dhe jo vetëm të ardhurat e fituara në Spanjë.
Kujtojmë se gjatë karrierës së saj, Shakira ka shitur mbi 60 milionë albume.