Kur vjen puna tek ditëlindjet ata të dy e dinë mirë si të surprizojnë njëri-tjetrin…

Sot Shkëlzen Berisha feston ditëlindjen dhe në këtë ditë të veçantë nuk kishte si të mungonte një urim nga Armina në rrjetet e saj sociale..

Advertisement

Me anë të një postimi në Facebook, blogerja ka treguar si e ka surprizuar Shkëlzenin në një ambjent shtëpie të mbushur me tullumbace të kuqe.

Armina madje, nuk është kursyer as në fjalë, duke i dedikuar njeriut të saj të zemrës këtë urim: “Surpriza ime për partnerin më të mirë, dashurisë time dhe mikut tim të ngushtë. Gëzuar ditëlindjen zemër. Të dua shumë.”