Marrëdhënia treshe mes Egla Harxhit, Ale de Basseville dhe Alesias ka qenë shumë e komentuar në media, megjithatë nuk zgjati shumë pasi pak ditë më parë ish-Missi deklaroi se ajo është ndarë dhe tani është në një marrëdhënie normale në çift me fotografin, me të cilin janë prindër të një vogëlushi të quajtur Luxifer.
Por duket se Egla nuk e ka harruar lehtë Alessian, ose të paktën kështu mund të kuptohet nga fotoja e saj para pasqyrës ku shkruan:
“Shumë njerëz kanë ardhur dhe janë larguar [nga jeta e saj], dhe kanë bërë mirë pasi kanë lënë vend bosh për njerë më të mirë. Është një eksperiencë e çuditshme fakti se ata që largohen prej meje lenë gjithmonë vend për njerëz me më shumë cilësi.”