Sot në mëngjes jemi zgjuar me lajmin e fshirjes së këngës “Madam” të Mozzik nga YouTube.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory, Mozzik tregoi se këngën ja kanë fshirë “On Records”, por nga ana tjetër nuk ka munguar as reagimi i ish-producentit të tij Zzap, i cili pranoi që ishin ata që ja fshinë këngën dhe e asyetoi këtë vendim, duke thënë se reperi ia ka vjedhur këngën atij. Ai shtoi se shumë shpejt do të publikojë dhe fakte që tregojnë që këngën “Madam” e ka bërë ai.
Pas gjithë kësaj rrëmuje nuk ka munguar as reagimi i vëllait të Mozzik, Getinjo, i cili nëpërmjet një postimi në InstaStory shkruan: Apet nuk ju shaj. Nale popullatën mos mem ngu, qat’her ta zgati dorën!