Mes këngëtareve Rosela Gjylbegu dhe Ecës ka filluar një “sherr virtual” në rrjetet sociale.

Kjo ndodhi pikërisht kur këngëtarja Rosela Gjylbegu në emisionin “Shiko kush luan”, u pyet se me kë këngëtare nuk do të bënte kurrë një bashkëpunim dhe ajo u përgjigj “Enca”.

Advertisement

Kaq mjaftoi më pas dhe Enca reagoi ashpër në mediat sociale duke e ofenduar rëndë Roselën. Ajo e quajti “gjyshe” dhe në një video live foli me ironi duke e pyetur nëse është gjallë.

Ndërsa pas kësaj ka reaguar Rosela, e cila dhe pse nuk ka folur me emra, postimet e saj të fundit hedhin dyshime se janë në adresë të Encës.

“Mund të isha bërë shumë gjëra, por zgjodha të jem vetevetja”,- ka shkruar Rosela në postimin e fundit në facebook, që duket se i drejtohet Encës.