Sipas Zonjës së Parë të Francës, Brigitte Macron, të jetosh në Shtëpinë e Bardhë mund të duket si luks, por në fakt është e mërzitshme dhe kjo menjëherë pasi takoi Melania Trump gjatë vizitës së fundit në Shtëpinë e Bardhë.

Në një intervistë për gazetën Le Monde, Brigette është shprehur se se jeta e Melania-s është shumë e kufizuar dhe kjo mund të shpjegojë pse ngjan aq e ngrirë dhe pa ndjenja në publik. Zonja e Parë nuk mund të bëjë gjë,” tha Brigitte Macron. “S’mund të hapë një dritare. S’del dot jashtë. Është shumë herë më e kufizuar se unë. Unë dal çdo ditë në Paris.”

Advertisement

“Çdo gjë interpretohet ndryshe. Ajo ka personalitet të fortë, por mundohet shumë që ta fshehë. Qesh shumë lehtësisht, me gjithçka, thjesht nuk bie në sy,” tha Macron.

Ajo shtoi se në publik, Melania tregohet e matur me çfarë thotë apo mënyrën si reagon. Ndërsa në privat është “e sjellshme, simpatike, inteligjente dhe mendjehapur.” Madje dy Zonjat e Para kanë të njëjtin sens humori. Me siguri janë marrë vesh pa problem sepse Melania flet frëngjisht rrjedhshëm.