Pas shtatzanisë, martesë…

Para pak ditësh Halle Berry dhe Olivier Martinez mbërritën në Paris, së bashku me vajzën Nahla për të kurorëzuar lidhjen e tyre në martesë. Burimet thonë se kjo martesë ka qenë e programuar prej kohësh por detajet e ceremonisë mbeten ende të panjohura. Çifti u fejua marsin e vitit të shkuar dhe janë në pritje të fëmijës së tyre të parë, i cili pritet të vijë në jetë në muajin tetor. Për Halle Berry (e cila ka një vajzë me ish-bashkëshortin Gabriel Aubry) kjo është martesa e tretë, ndërsa për Martinez është martesa e parë pas lidhjes që ka pasur me këngëtaren Kylie Minogue.

Ceremonia e martesës është zhvilluar në Vallery të Francës më 13 korrik dhe kanë qenë të ftuar rreth 60 persona, kryesisht miq të afërt të çiftit. Pas këtij kurorëzimi ata janë gati të presin djalin e tyre.

Advertisement