Pushime speciale

Pushimet e stilistes dhe këngëtares Kelly Osbourne në Karaibe kanë qënë plot surpriza. Përveçse ka kaluar shumë bukur, ajo ka marrë edhe një propozim për martesë. I dashuri i saj Matthew Mosshart i ka propozuar në një moment shumë romantik. Në një intervistë të dhënë për revistën “Hello” çifti ka pozuar së bashku dhe direkt të bie në sy unaza në gishtin e Kelly-t. Ajo ka thënë se kurrë më parë nuk është ndjerë kaq afër me një njeri.

“Ne duam të jemi gjithë kohës së bashku”,- ka deklaruar Kelly. Ata janë takuar në martesën e supermodeles Kate Moss në vitin 2011 dhe prej asaj kohe kanë qenë gjatë gjithënjë bashkë. Ajo që vlerëson më tepër Kelly tek i dashuri i saj është sakrifica që ka bërë duke lënë New York-un për të qëndruar me të në Los Angeles.

Advertisement

Urime çiftit!