Pas ardhjes në jetë të Rumit dhe Sir, Beyoncé duket se ka ende dëshirë të zgjerojë familjen e saj.

Diva dhe bashkëshorti JAY-Z gjithashtu kanë një vajzë gjashtëvjeçare me emrin Blue Ivy Carter.

Advertisement

Sipas nënës së këngëtares, Tina, ajo po shijon jashtë mase rolin e nënës. Tina gjithashtu konfirmoi se Blue Ivy e ka marrë seriozisht rolin e motrës së madhe.

Por tani, sipas thashethemeve të fundit thuhet se Bey, edhe pse afër të 40-ave, po planifikon të ketë një fëmijë tjetër. Një mik i familjes ka thënë për Hollywood Life: “Ajo dëshiron fort të ngelë sërish shtatzënë. Ka në plan të paktën të sjellë në jetë edhe një fëmijë pa bërë 40- vjeç.”

 

Këngëtarja do të jetë përkrah The Weeknd dhe Eminem në Coachella, që do të mbahet përgjatë 14- 21 prillit në Los Anxhelos.