Pas prezantimit të projektit të Teatrit, Ndrenika ironizon Ramën

Pas prezantimit të projektit të Teatrit Kombëtar, aktori i skenës shqiptare Robert Ndrenika ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat ku ka ka ironizuar kryeministrin Edi Rama pasi nuk i dha fjalën në aktivitet.

“Kryeministri nuk na donte se kështu na kishin thënë, por rezulton se na dashka”,- tha Ndrenika duke iu referuar debateve për shembjen e godinës aktuale të Teatrit Kombëtar dhe ndërtimin e teatrit të ri.

“Më shqetëson Partneriteti-Publik-Privat. Kjo është dyndje e xhunglës urbane. Por unë dua ta shoh në maket, për të parë nga afër si është skena dhe xhepat e saj. Ajo që na intereson ne artistëve”,- deklaroi aktori i madh.

Advertisement