Çfarë po ndodh me Adrola Dushin?

Tashmë është kthyer në trend që personazhet e njohur ta promovojnë punën e tyre nëpërmjet rrjeteve sociale.

E njëjta gjë ndodh dhe me personazhet shqiptarë, për të cilët Instagrami është kthyer në matësin dhe treguesin kryesorë të punës së tyre. Dhe Adrola Dushi futet në këtë kategori të personazheve, pasi ajo ishte shumë aktive në Instagram, ku reklamonte punën e saj.

Advertisement

Por, diçka e papritur ka ndodhur dhe me modelen bukuroshe, e cila ka mbyllur llogarinë e saj të Instagramit, duke i habitur të gjithë fansat që e ndjekin.

Mos ndoshta dhe Adrola ka rënë pre e hakerimit dhe dikusht i ka vjedhur adresën? Apo e ka mbyllur vetë?

Megjithatë ne shpresojmë që ylli i modelingut shqiptar të mos durojë shumë gjatë pa Instagram, pasi na mungon të gjithëve një fytyrë dhe trup aq perfekt në “wall-in” tonë të Instagramit.