Divorci i dy yjeve të Hollywood Brad Pitt dhe Angelina Jolie po shkon drejt finalizimit.

Çifti më i fashmën dhe i dashur në gjithë botën njoftoi ndarjen në shtator të vitit 2016.

Advertisement

Pas një beteje të gjatë gjyqësore ata thuhet se kanë rënë dakort të ndajnë kujdestarinë e gjashtë fëmijëve të tyre Maddox, 16 vjeç, Pax, 14, Zahara, 13, Shiloh, 11 dhe binjakëve nëntëvjeçarë Vivienne dhe Knox, si edhe ranë dakort për kushtet e tjera të divorcit.

Një burim tha për The Sun: “Të dy vendosën që ishte e rëndësishme për fëmijët e tyre që të respektonin njëri-tjetrin. Gjëja kryesore është ndarja e kujdestarisë. Brad-i do të qëndrojë me fëmijët kur Angelina të jetë në punë apo udhëtime. Kishte thashetheme se divorci ishte pezulluar, por nuk është kështu.”

Ndërkohë më parë është pohuar se Brad shkon në terapi çdo javë pas ndarjes së tij nga Angelina.