Çifti i sapomartuar Angela Martini dhe Dragos Savulescu, kanë nisur muajin e mjaltit pas dasmës që u diskutua aq shumë.
Ata kanë vendosur të shkojnë në Seychelles, një nga vendet më të bukura në botë sipas bashkëshortit të modeles shqiptare. Modelja shqiptare ka publikuar disa foto në profilin e saj në Instagram ku ka treguar se është duke u argëtuar pafund në këtë vend së bashku me burrin e ëndrrave të saj.