Justin Timberlake më në fund u rikthye me këngën e re “Filthy”.

Kjo është një nga katër këngët e para qeë ai planifikon të publikojë nga albumi i tij i katërt, Man of the Woods, që pritet të dalë në Shkurt.

Advertisement

JT gjithashtu, solli dhe një klip të veçantë për këngën, ku personazhi kryesor është vetë ai i frymëzuar nga Steve Jobs. Në këtë video ai i prezanton shpikjen e fundit- një robot që kërcen- një turme njerëzish tek Pan-Asian Deep Learning Conference në Malajzi, dhe i le të gjithë pa fjalë, për mirë apo për keq…