Fifth Harmony ka njoftuar se do të ndahen për t’u fokusuar në karrierën e tyre solo.

Në një mesazh për fansat në Twitter, grupi tha se po shkonin në rrugët e tyre të ndara “për të qëndruar të vërteta për veten dhe për ju”.

Advertisement

“Ne jemi të gjitha shumë mirënjohëse që mund të marrim këtë kohë për të mësuar dhe për t’u rritur artistikisht si dhe për të gjetur me të vërtetë bazat tona si individë”.

Megjithatë vajzat premtuan të sjellin përvojat e tyre të reja sërish në grup. Koha e ndarjes nuk është e konfirmuar, por grupi bëri të ditur se do të vazhdojnë turneun deri në fund.

Dyshohet se vendimi për ndarjen ka ardhur si pasojë e largimit të Camila Cabellos në dhjetor të 2016-ës, karriera solo e së cilës rezultoi të ishte e suksesshme.