Pas këngës me Maphorisa, Era Istrefi bashkëpunon me këtë artist të famshëm

Mesa duket në këtë periudhë të gjithë këngëtarët i janë futur punës seriozisht, duke i lënë pas pushimet.

Një prej ketyre rasteve është dhe ai i këngëtares nga Kosova, Era Istrefi, e cila pasi publikoi këngën e saj të re “Origami” në bashkëpunim me Maphorisa, po punon për projektin e rradhës dhe këtë e ka lajmëruar me anë të një postimi në Instastory.

Advertisement

Në foton e postuar Era shihet përkrah këngëtarit të famshëm Claydee, foto kjo e shoqëruar me përshkrimin “Duke punuar me Claydeeoffical”, duke na lënë të kuptojmë se një bashkëpunim i ri do të vijë së shpejti.

Këtë bashkëpunim e ka konfirmuar edhe Claydee me një postim në Instastory ku shkruan “muzikë e re” dhe shfaqet nën shoqërinë e Erës dhe përshëndesin nga Londra në shqip fansat.