Princ Harry dhe Meghan Markle janë zyrtarisht të fejuar.

Pas martesës së princit William, me një vajzë “të thjeshtë” si Kate Middleton, monarkja Elizabeta e 2-të i jep dritën jeshile një tjetër bashkimi jo të zakontë për Buckingham Palace, duke lejuar hyrjen në familje të një të divorcuare amerikane, lindur nga një nënë me ngjyrë. 33 vjeçari Harry dhe Markle, që është 3 vjet më e madhe se ai, u njohën në korrik 2016 përmes miqve të përbashkët. “E dija që ajo ishte e duhura që nga dita e par딑- është shprehur Princ Harry i emocionuar gjatë shpalljes së fejesës.

Advertisement

Por pas  fejesës, vëllai i tij, Princi William ka diçka për të thënë: Shpresoj që tani të qëndrojë larg frigoriferit tim pasi më ngacmonte ushqimet.

Megjithatë, përpos shakasë, ai tha se janë që të gjithë të lumtur për çiftin si dhe iu uron atyre sa më shumë lumturi dhe suksese në planifikimin e dasmës e cila do të jetë në pranverë.