Ninaki Priddy është mes një lumturimi dhe hutimi të thellë kur kujton ditën e lumtur që u martua shoqja e saj më e mirë, Meghan Markle, gjashtë vjet më parë me “dashurinë e përjetshme”.

Aktorja në atë kohë 30-vjeçare ishte drejt suksesit me seritë e para të serialit televiziv amerikan “Suits”, kur u martua me producentin e filmave Trevor Engelson para 100 të ftuarve në plazhin e Xhamajkës.

“Meg shkëlqeu në lumturi”, tha Ninaki, e cila ishte shoqëruesja. “Kemi qënë si motra që dy vjeçe, dhe unë e di që ajo ka dashur gjithmonë të martohet”, rrëfen ajo.

Advertisement

Por sa shpejt që ikën 6 vjet. Ajo martesë mbaroi dhe Meghan tashmë është e fejuara e princit Harry. Disa nga miqtë që kanë qënë në dasmën në plazh nuk flasin më me të.

Ninaki thotë se shoqëria e tyre u zbeh pasi ishte kundër divorcit të Meghan me Trevor. Por pa dyshim që asaj i mungon teksa rrëfen historinë e shoqërisë së tyre. Por, duke zgjedhur fjalët me kujdes, ajo thotë se nuk e njeh më vajzën me të cilën kaloi fëmijërinë.

“Ajo që mund të them tani është se Meghan llogariste mirë, shumë mirë, me mënyrën se si sillej me njerëzit dhe mbante lidhjet. Është shumë strategjikë nga mënyra se si krijon rrethin e miqve”, thotë Ninaki, duke theksuar gjithnjë e më shumë se sa i rëndësishëm ka qenë Trevor për Meghan.