Pas Estela Ujkës, e bëri dhe Chrissy Teigen (Foto)

Në kohët e sotme, ku rrjetet sociale janë mbushur me trupa perfekte modelesh, revolucionin po e bëjnë nënat e njohura.

Para pak kohësh blogerja shqiptare Estela Ujka pozoi pa asnjë problem me rrobabanjo, duke treguar pa filtra e photoshop trupin e saj pas lindjes së Damar (vajzës të saj të tretë) dhe gjejeni çfarë? Të gjithë e përgëzuan!

Advertisement

Summer 2018 Croatia ?? with @marilino_marilino

A post shared by Estela Ujka (@estelaujka) on

Nga ana tjetër modelja dhe moderatorja e njohur, Chrissy Teigen, dy muaj pas lindjes së djalit ka publikuar një video nga pushimet që po kalon familjarisht në Bali dhe tregon shënjat që i kanë mbetur nga shtatëzënia pa asnjë lloj kompleksi.

Ajo i referohet strijave dhe thotë se këto duket se nuk do t’i largohen kurrë dhe tregon trupin e saj të ri.