Grupet në WhatsApp tani kanë opsionin që mezi prisnim

WhatsApp njoftoi në maj se do të fuste telefonatat në grup me video gjatë këtij viti dhe nga sot ky funksion është i përdorueshëm në iOS dhe Android. Funksioni që bën thirrje grupi funksionon deri në katër vetë njëkohësisht, pavarësisht se ku ndodhen këta njerëz.

Kompania thotë se risia është projektuar për të punuar edhe në kushte të vështira interneti, kështu që ju mund të bisedoni me video me shokët ose anëtarët e familjes nga një vend ku nuk ka lidhje të mirë interneti, mjafton që të jeni “online”.

Advertisement

WhatsApp ka bërë me dije se ka 1.5 miliardë përdorues aktivë mujorë. WhatsApp nisi së pari lidhjen me video në vitin 2016, ndërsa telefonatat vetëm me audio janë bërë që në 2014-ën dhe tani përdoruesit e tij harxhojnë gjithsej 2 miliardë minuta në ditë duke folur në telefon.