Pas divorcit, Ariana Grande gjen partner të ri!

Teksa nuk ka kaluar shumë kohë nga divorci me bashkëshortin e saj, Dalton Gomez, Ariana Grande ka gjetur një partner të ri.

Këngëtarja e famshme po takohet me aktorin e njohur amerikan, Ethan Slater. Burime pranë dyshes thanë për median “TMZ”, e cila dha fillimisht lajmin, se ajo dhe Slater u takuan gjatë xhirimeve të filmit ‘Wicked’.

Advertisement

Disa media ndërkombëtare shkruajnë se një nga shkaqet e divorcit me Gomezin, ka qënë pikërisht orari i ngjeshur i xhirimeve të Arianës. Ajo filloi të takohej fillimisht me Gomez, një agjent imobiliar në Janar 2020. Këngëtarja e “Thank U Next” konfirmoi lidhjen e tyre në Maj me videoklipin muzikor të këngës “Stuck ëith U” me Justin Bieber.

Konfirmimi i romancës erdhi nga postimet e artistes në rrjetet sociale që treguan se ajo dhe Gomez ishin në karantinë së bashku gjatë kohës së pandemisë së Covid-19.