Ricky Martin mbërrin para kohe në Tiranë dhe ka një arsye të veçantë për këtë!

Pas Enrique Inglesias edhe Ricky Martin ka mbërritur në Tiranë. Artisti i njohur latin, ndodhet aktualisht në kryeqytetin tonë dy ditë para koncertit të tij.

Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se ndryshe nga artistët e tjerë të huaj, Ricky ka zgjedhur të udhëtojë drejt Tiranës dy ditë para koncertit për ta vizituar atë nga afër para se të ngjitet në skenë.

Advertisement

Kujtojmë që brenda pak javësh një tjetër artist latin do ta ngrejë peshë sheshin “Skënderbej”, këtë herë të enjtën mbrëmë, më 20 korrik.