Pas “diss-eve” ndaj njëra-tjetrës në muzikë, Rina dhe Tayna ranë dakord për të dhënë një mesazh të rëndësishëm

Rivaliteti mes repereve në industrinë muzikore shqiptare është bërë goxha i fortë. Dy nga emrat më të përfolur janë Rina Balaj dhe Tayna.

Dyshja gjithnjë ka qënë në vëmendje të mediave për shkak të disseve që i kushtonin njëra tjetrës në fillimet e tyre. Duket se tashmë diss-et janë zbehur dhe secila prej repereve ka vendosur të fokusohet tek karriera respektive.

Në rrjetet sociale Tayna dhe Rina janë tepër aktive aty ku shpesh herë postojnë foto apo video nga koncertet, jeta e përditshme por ashtu si në rastin e sotëm përcjellin dhe mesazhe tepër me vlerë.

Dy reperet kanë rënë në një mendje për një shprehje që flet për dashurinë që duhet të kemi për veten dhe për motivimin e pozitivitetin që na duhet në jetë. Ishte Tayna ajo e cila e ripostoi shprehjen në instastory, e pas disa orësh të njëjtën publikoi dhe Rina.

Nëse ky postim ishte një rastësi apo frymëzim, nuk dihet, ama dimë të themi që dy vajzat e njohura kanë fuqinë që me anë të këtyre mesazheve të influencojnë shumë njerëz.

/News31.al/