Pas deklaratës së Salsano Rrapit se ajo u largua “si fshehurazi”, reagon Delinda Disha

Ditën e djeshme aktori i humorit Salsano Rrapi ishte i ftuar në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” ku foli për punën, kolegët e tij si dhe reagoi në lidhje me largimet e fundit nga “Portokalli”.

Salsano tregoi se largimi i Delinda Dishës nga emisioni i humorit erdhi si çudi për ta pasi nuk e prisnin. Aktori madje u shpreh se Delinda u largua “si fshehurazi”.

Advertisement

Në lidhje me këtë deklaratë ka reaguar vetë Delinda në instastory, duke sqaruar situatën. Ajo zbuloi se arsyeja e largimit nga Portokalli ishte mbarimi i kontratës dhe nuk donte ta rinovonte më.

Delinda gjithashtu shkruan se ikën e vjen sa herë ta shohi të arsyeshme. Besojmë se pas këtij sqarimi të gjithë jemi të qartë për arsyen e largimit të aktores nga “Portokalli”.

/News31.al/