Kate Middleton shtatzënë për herë të katërt?

Çdo ndryshim sado i vogël i secilit prej anëtarëve të familjes mbretërore në Britani shihet me shumë vëmendje si nga mediat, ashtu edhe nga ndjekësit e tyre.

Këtë herë në fokus është dukesha e Cambrige, Kate Middleton. Sipas një prej personave pranë familjes mbretërore, Kate është sërish në pritje të ëmbël.

Advertisement

“Në fotot e fundit flokët e Kate duken ndryshe. Ndoshta fije ose një ngjyrë e re, nuk e dimë akoma, por duket shumë më i ndriçuar. Çdo herë që Dukesha e Cambridge ndryshon pamjen e saj, ajo njofton se është shtatzënë brenda pak ditëve”, -janë shprehur burime pranë saj.

Gjithashtu të tjera dyshime për një shtatzëni të katërt janë shtuar pasi Kate do të pushojë për pak kohë duke ndërprerë aktivitetet e saj, një fakt tjetër sipas mediave të huaja që e pohon pritjen e ëmbël.

Kate Middleton është aktualisht nënë e tre fëmijëve, Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis.

/Opinion.al/