Home Celeb Pas 4 vitesh të ndarë, Rita Ora kujton suksesin me Calvin Harris (Foto)

Pas 4 vitesh të ndarë, Rita Ora kujton suksesin me Calvin Harris (Foto)

0
Pas 4 vitesh të ndarë, Rita Ora kujton suksesin me Calvin Harris (Foto)

Duket se Rita Ora dhe Calvin Harris janë “në paqe” pas ndarjes së tyre të bujshme 4 vjet më parë dhe këtë e tregon postimi i fundit i këngëtares në Instagram.

Ora festoi një arritje masive për këngën e tyre hit, “I Will Never Let You Down” – një këngë që ajo e kishte të “ndaluar” ta performonte pasi çifti i dha fund lidhjes- duke iu rikujtuar ndjekësve të saj se kanë kaluar plot 4 katër vjet nga publikimi i hitit.

Tani në një lidhje me Andrew Wyatt, duket se drama e tyre ngelet thjesht në të kaluarën, pasi Rita shkrojti: “Gëzuar 4 vjetorin e IWNLYD @ calvinharris, si fluturon koha”.

Happy 4th anniversary to IWNLYD @calvinharris how time flies ???????

A post shared by RITA ORA (@ritaora) on

Kujtojmë se ishte vetë DJ i famshëm britanik që i dha fund lidhjes së tyre, madje këtë e bëri publike në Twitter.