Pas 3 vitesh lidhje, ndahet këngëtari i njohur

Ai dhe Dua Lipa ishin dy artistët që shkëlqyen në Brit Awards 2018, me dy çmime secili.

Po flasim për këngëtaritn e famshëm, Stormzy, i cili së fundmi ishte përfolur për një martesë të mundshme me parteneren e tij, Maya Jama, me të cilën kishte 3 vite i lidhur. Por, mesa duket çifti ka hequr dorë nga martesa, pasi sipas mediave ata i kanë dhënë fund lidhjes së tyre të dashurisë. Këtë e ka vërtetuar Stormzy, i cili këtë të hënë e ka hequr nga miqtë e Instagramit të dashurën e tij.

Advertisement

Këngëtari 24-vjeçar, dy muaj më parë kishte publikuar foton e fundit me të dashurën e tij, ku celebronin përvjetorin e tyre të tretë të lidhjes.