Na vjen keq vajza, por futbollisti i njohur Granit Xhaka është zyrtarisht i martuar.
Edhe pse vetëm 26 vjeç, pas 3 vitesh lidhje futbollisti i Arsenalit ka celebruar martesën e tij me Leonitën.
Në verë ai bëri një dasmë të madhe, por tashmë çifti janë burrë edhe grua edhe ligjërisht.
Graniti dhe Leonita kanë publikuar në Instagram foto teksa firmosin dokumentin zyrtar të martesës.
“Sot ne nuk jemi vetëm 3 vite të mrekullueshme së bashku, sot ajo u bë zonja ime Xhaka”, ka shkruar ai.