Një mbrëmje e zakonshme në club për Paris Hilton në Miami u kthye në tragjedi…për pak.
Trashëgimtarja e njohur po kërcente e shfrenuar kur unaza që i dhuroi i fejuari i saj, Chris Zylka, me vlerë 2 milion dollarë i fluturoi nga gishti. Hilton u bë histerike dhe qante me dënesë, kur mësoi se kishte humbur unazën me diamant.
Club-i ishte gjigand, një ish-fabrikë pijesh të gazuara, me kapacitet 7,000 persona. Unaza e Hilton ishte vërtet gjigande, por ta gjeje në një vend të errët të mbushur me njerëz që kërcejnë, dukej një mision i pamundur.
Në orët e para të mëngjesit, u bë një kërkim intensiv në zonën VIP të lokalit, drejtuar nga i fejuari i saj 32-vjeçar që përpiqej të ruante qetësinë.
Të gjithë po e kërkonin unazën dhe e gjetën! Brenda në një kovë me akull dy tavolina poshtë Hilton.
Paris ka folur më parë rreth kësja unaze me shumë entuziasëm. ‘Është madhështore dhe plot shkëlqim. Po dridhesha ndërsa e vendosja. Ishte unaza më e bukur që kisha vendosur ndonjëherë.’