Alain Delon, miti i kinematografisë franceze, do të nderohet me çmimin “Palma e Artë” për karrierën në edicionin e 72 të festivalit të Kanës. Ky vit sjell Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë, ndërsa për herë të parë shënohet pjesëmarrje e lartë në garën e çmimit të madh.
Aktori francez Alain Delon pritet të marrë çmimin “Palma e Artë” për karrierën në edicionin e 72 të festivalit të Kanës, që do të mbahet në datat 14-25 maj. Dhënia e çmimit është konfirmuar zyrtarisht në prag të prezantimit në Paris të programit të festivalit. Aktori merr këtë çmim në moshën 83 vjeçare.
Shfaqja e tij e parë në ekranin e madh daton në vitin 1957 me “Godot” ndërsa në karrierën e tij numëron 95 filma si aktor, 30 si producent dhe 3 si regjisor. Interpretimi i parë i suksesshëm është ai i të riut Tom Ripple në “Krim në dritë të diellit”.
Quentin Tarantino dhe Abdellatif Kechiche që i bashkohen listës së regjisorëve prestigjiozë që garojnë këtë vit bashkë me Pedro Almodovar, Ken Loach apo vëllezërit Dardenne. “Once Upon a Time… in Hollywood” me aktorë Leonardo DiCaprio dhe Brad Pitt është një prej filmave më të shumëpritur për vitin 2019.
Janë 13 filma nga regjisore femra që janë planifikuar për festivalin, por vetëm 4 prej 19 filmave në garë për “Palmën e Artë” janë nga gra: Atlantique” nga Mati Diop, “Little Joe” nga Jessica Hausner, “Portrait of a Young Lady on Fire” nga Celine Sciamma dhe “Sibyl” nga Justine Triet.
Ndërkohë, dekori për Festivalin e 72-të të Kanës, gati ka përfunduar dhe ky edicion premton shumë surpriza.
/ATA/