Të paktën dy raketa, të cilat besohet se janë lëshuar nga avionë amerikanë të telekomanduar, goditën dje një shtëpi në një rajon pakistanez, zonë që njihet si një parajsë e qetë për militantët e al-Kaedës, deklaruan burime zyrtare të shërbimeve sekrete. Nuk ka njoftime për viktima apo të plagosur nga sulmi që ndodhi përgjatë kufirit me Afganistanin, theksuan burimet e shërbimeve sekrete.