Mat – Gjendet nje person i vrare ne lum

Gjendet një person i vrarë në lumin e Matit në orët e mëngjesit të sotëm nga banorët e zonës pranë vendit të quajtur Ura e Zogut. Policia, e cila u lajmeruar nga banoret, dyshon se bëhet fjalë për një ekzekutim. Nga të dhenat e para mësohet se trupi është qëlluar me 4 plumba, gje që mëndohet se ka qënë edhe shkaku i vdekjes. Viktima është mashkull e moshes rreth të tridhjetave dhe ende nuk është arritur të identifikohet. E vetmja shenje qe mendohet se do te ndihmoje ne identifikimin e tij eshte nje tatuazh ne krahun e djathte. Policia ka nisur hetimet për identifikimin e viktimës për të gjetur më pas autorët e ekzekutimit.