Izrael – Olmert, do te reagojme ashper ndaj sulmeve

Kryeministri izraelit, Ehud Olmert ka reaguar ndaj sulmeve me raketa nga Rripi i Gazës, duke deklaruar se Izraeli do të përgjigjej ashpër nëse do të vazhdonin sulme të tilla. “Nëse vazhdon hedhja e raketave nga Rripi i Gazës ne do t’i përgjigjemi ashpër, me qëllim që organizatat terroriste të kuptojnë se Izraeli nuk është gati t’u nënshtrohet”, deklaroi Olmert.