Deklarata është bërë nga gjenerali Tarik Majid, kryetar i krerëve të Komitetit të Shtabit të Përgjithshëm të vendit. “Polemikat e vazhdueshme mbi sigurinë nuk përbëjnë një problem dhe ne vlerësojmë se tashmë bota duhet ta pranojë realitetin tonë bërthamor”, ka deklaruar zyrtari ushtarak. Nga faktori ndërkombëtar, i shqetësuar për programet bërthamore të Iranit dhe Koresë së Veriut, nuk ka ardhur ende një reagim ndaj kësaj deklarate.