Shqipëri – Moti sot, 17 Qershor 2010

Zonat malore do të kenë vranësira më të dukshme ndërsa kthjellimet do të jenë më dominuese në zonat bregdetare dhe zonat e ulëta. Orët e mesditës do të sjellin kthjellime në pjesën më të madhe të vendit. Pjesa e dytë e ditës do të vijojë me kthjellime në bregdet dhe zonën e ulët ndërsa zonat malore do të mbeten me vranësira dhe intervale kthjellimesh. Në mbrëmje pritet shtimi i vranësirave në të gjithë territorin shqiptar. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 4 gradë në mëngjes ndërsa mesdita do të ruajë vlera pothuajse konstante të temperaturave në vend. Era do të fryjë e lehte në tokë dhe në det me shpejtësi 25 km/h dhe drejtim kryesisht Lindor kjo do të bëjë që dallgëzimi në det të jetë 2 ballë.

Advertisement