Kirgiztan – Qeveria do të rindërtojë qytetin e Oshit

Të paktën 191 persona janë vrarë gjatë luftimeve mes banorëve të etnisë kirgize dhe atyre të etnisë uzbeke, në Osh dhe Xhalalabad. Ndërkohë, që rreth 400 mijë persona, kryesisht uzbekë, janë detyruar të largohen drejt Uzbekistanit. Kryqi i Kuq ka deklaruar se vendi është zhytur në një krizë të thellë, ku mungojnë mjetët për plotësimin e nevojave bazë. “Unë kam ardhur këtu për të parë, për të folur dhe për të dëgjuar njerëzit mbi atë që ka ndodhur. Në do të bëjmë gjithcka për ta rindërtuar këtë qytet”, ka deklaruar Otunbayeva.

Advertisement