Orinda Huta shtatzënë apo jo? Ja çfarë thotë ajo (Foto)

E pranon ose jo, pak kilogramë duket se i ka shtuar kohët e fundit dhe kjo aspak për keq.

Natyrisht, të gjithë dyshojnë se ky shtim në peshë i moderatores Orinda Huta e ka një shkak, mbase një shtatzëni e mundshme?

Advertisement

Sot e ftuar në rubrikën “Për drekë me mua”, moderatorja e theksoi edhe njëherë që nuk është në pritje të ëmbël, por u shpreh se ajo dhe Turi dëshirojnë shumë një bebe.

Teksa drekonte së bashku me Iva Tiçon dhe Eni Vasilin në Tv Klan, ajo është ngacmuar në një moment nga dietologia Blerina Bombaj. Ndërsa ishte duke folur për ëndrrat e realizuara ose jo, Blerina e pyeti moderatoren nëse ka ndonjë ëndërr që nuk i është realizuar, siç është një fëmijë:

“Po, sigurisht, patjetër. Ne u martuam me idenë që ta zgjerojmë familjen tonë, sepse çdo gjë donim ta bënim në kohën e duhur. Unë isha e fiksuar që ta bëja martesën përpara se të bënim fëmijën. Nuk doja që ta shmangia këtë pjesë, sepse kështu isha rritur, me idenë që martesën do e bëja. Edhe fëmija, doja që të vinte pas martese, gjithmonë. Doja edhe ditën time më të bukur ta shijoja maksimalisht, ashtu siç ndodhi. Por sigurisht që duam të kemi një beb të dy”, – tha Orinda, por nuk tha asgjë tjetër për momentin.

Megjithëse, edhe këtë herë la diçka për të dyshuar, e sidomos teksa shkrepte foto…