“Sa shakator e kam!”…
Këngëtarja dhe moderatorja Orinda Huta është gati për t’u nisur për në Londër, por si gjithmonë bashkëshorti i saj Turjan Hyska është duke i “prishur” planet.
Krahas postimit ku ajo na tregoi destinacionin e radhës, ishte dhe mesazhi i Turit, ku sipas CNN paralajmëronte një stuhi të frikshme në direjtim të Londrës.
sigurisht që askush nuk do e priste mirë këtë lajm, po ashtu edhe Orinda, e cila me ironi shkruan: “Sa shakator e kam!”, duke iu referuar Turit me dy fytyra të inatosura.
Mesa duket Turi ka dashur të bëjë pak shaka me të përpara nisjes, tipike e tij.